Aktualitet

Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave, procedohen administratorët e 3 Exchange-ve në Elbasan

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 6 152 430 lekë në valuta të ndryshme (lekë, euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane, paunde etj).

12 Gusht 2025, 09:50 Nga r.ll
Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave,
parate e sekuestruar

ELBASAN- Administratorë e tre Exchange-ve në Elbasan janë proceduar penalisht pasi akuzohen se fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave. 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 6 152 430 lekë në valuta të ndryshme (lekë, euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane, paunde etj).

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “The Script 2".

Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave, procedohen penalisht administratorët e 3 subjekteve.

Sekuestrohen nga këto subjekte, rreth 6 152 430 lekë në valuta të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me struktura të tjera të DVP Elbasan, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e krimeve ekonomike dhe financiare, organizuan dhe finalizuan në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, operacionin policor të koduar “The Script 2”.

Gjatë operacionit, janë ushtruar kontrolle në subjektet për këmbimin e valutave (exchange), në qytetin e Elbasanit. Nga kontrollet rezultoi se administratorët e 3 subjekteve të tilla nuk deklaronin të ardhurat që përfitonin.

Në përfundim të veprimeve për këto raate, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për administratorët e 3 subjekteve, shtetasit R. K., 62 vjeç, B. L., 63 vjeç, dhe A. N., 58 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 6 152 430 lekë në valuta të ndryshme (lekë, euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane, paunde etj).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme

elbasan

Sondazh

Poll