Aktualitet

Vrasje me armë zjarri në Prishtinë, viktima dërgohet pa shenja jete në spital

Sipas mediave të Kosovës viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pa shenja jete.

11 Gusht 2025, 22:55 Nga E. D
Vrasje me armë zjarri në Prishtinë, viktima dërgohet pa
foto ilustruese

PRISHTINË- Një vrasje raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Hajvali të Prishtinës. Sipas mediave të Kosovës viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pa shenja jete. Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka konfirmuar se viktima kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

“Në QKUK ka ardhur i vdekur me plagë nga arma e zjarrit”, ka deklaruar Syla.

Ndërkohë autoritetet janë duke zhvilluar hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

kosove

Sondazh

Poll