Aktualitet

Tensionohet situata para godinës News24/ Efektivët e policisë shtyjnë gazetarët, Myzyraj: Çfarë je ti bandit? Mos më prekni me dorë

Shkak u bë akti i forcave të policisë që po heqin kompjuterët dhe mjetet personale të gazetarëve nga redaksia e News 24.

11 Gusht 2025, 21:27 Nga E. D
Tensionohet situata para godinës News24/ Efektivët e policisë
pamje para godines News24

TIRANË- Situata duket se po tensionohet edhe më shumë gjatë orëve të mbrëmjes para godinës së News24. Bëhet me dije se para pak çastesh një përplasje e ashpër ka ndodhur mes efektivëve të policisë dhe disa gazetarëve.

Shkak u bë akti i forcave të policisë që po heqin kompjuterët dhe mjetet personale të gazetarëve nga redaksia e News 24. Gazetari Isa Myzyraj, është konfliktuar me policët pasi u tha se po zbatojnë një urdhër të paligjshëm. Më pas, efektivët e policisë shtynë gazetarët.

Polici: Hape rrugën se kam urdhër, po zbatoj urdhrat.

Gazetari Isa Myzyraj: Ti je turpi i Policisë së Shtetit se nuk ke ligj. Ju nuk duhet të zbatoni urdhrat e paligjshëm. Kam respekt për ju se jeni policë, por jeni betuar për të mos zbatuar urdhra të paligjshëm. Ne duam shkresë.

Policët shtyjnë gazetarët Isa Myzyraj dhe Osman Stafa

Isa Myzyraj: Çfarë je ti bandit? Mos më prekni me dorë.

news24

Sondazh

Poll