Aktualitet

Zjarr te "Piramida 12" në Leskovik/ Flakët vijnë nga toka greke, rrezik për zonat e minuara

Siç raportohet flakët kanë nisur në tokën greke dhe po afrohet në tokën shqiptare, në fshatin Kamenik.

11 Gusht 2025, 20:08 Nga E. D
Zjarr te "Piramida 12" në Leskovik/ Flakët vijnë nga
foto ilustruese

LESKOVIK- Një vatër zjarri ka përfshirë edhe zonën e njohur si "Piramida 12", në Leskovik, në kufi me shtetin grek. Siç raportohet flakët kanë nisur në tokën greke dhe po afrohet në tokën shqiptare, në fshatin Kamenik.

Gjithashtu bëhet me dije se zona është e minuar që prej luftës së dytë botërore dhe situata paraqitet problematike. Ndërkohë drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse, forcat e policisë së komisariatit të Kolonjës dhe forca nga zonat e mbrojtura.

 

zjarri ne leskovik

Sondazh

Poll