Politike

FOTO/ Rama publikon pamjet: Ja si do të jetë Akademia e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Ai shkruan më tej se projekti është konceptuar nga kompania “Bofill Taller de Arquitectura”, që reflekton një frymë të re arkitekturore. 

11 Gusht 2025, 14:05 Nga r.ll
FOTO/ Rama publikon pamjet: Ja si do të jetë Akademia e Forcave
foto e postuar nga rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamjet e projektit të Akademisë së Forcave të Armatosura. Rama shkruan se modernizimi i infrastrukturës ushtarake prek çdo qelizë të Forcave të Armatosura, bazuar në standardet më moderne.

Ai shton më tej se projekti është konceptuar nga kompania “Bofill Taller de Arquitectura”, që reflekton një frymë të re arkitekturore. Rama thotë se ky koncept shkrin mes tyre zonat akademike, stërvitore, sportive, logjistike dhe komanduese, për ta zhvendosur kampusin akademik drejt konceptit bashkëkohor të NATO-s.

POSTIMI I PLOTË: 

Modernizimi i infrastrukturës ushtarake nëpërmjet investimeve të Qeverisë Shqiptare po prek çdo qelizë të Forcave të Armatosura, bazuar në standardet më moderne të Aleancës.

Ky është projekti shumëfunksional i Akademisë së Forcave të Armatosura, i konceptuar nga kompania me famë botërore “Bofill Taller de Arquitectura”, që reflekton një frymë të re arkitekturore ku shkrihen mes tyre zonat akademike, stërvitore, sportive, logjistike dhe komanduese, për ta zhvendosur kampusin akademik drejt konceptit bashkëkohor të NATO-s.

Investimi në kapitalin njerëzor mbetet në fokusin tonë dhe kjo reflektohet në rritjen e ndjeshme të numrit të aplikimeve për sezonin e ri, me 1634 të rinj të interesuar për programet Bachelor.

edi rama akademia e forcave te armatosura

Sondazh

Poll