11 Gusht 2025, 13:49
Nga r.ll
berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi sot shembjen e godinës trekatëshe në Vlorë, me shpërthim të komanduar. Berisha u shpreh se shpërthimi i 32 kilogramëve tritol që hodhën në erë ndërtesën që ishte ndërtuar pa leje terrorizoi banorët dhe turistët në Orikum.
Ai tha se shembja e ndërtesës mund të bëhej në vjeshtë dhe jo në periudhën e sezonit veror, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama është një person që udhëhiqet nga urrejtja. Sipas Berishës, edhe shembjet ne Theth ishin politikisht të motivuara, për arsye se ajo zonë kishte votuar me shumicë për PD.
"Mariglen, unë sapo e mësova bëra një denoncim. Por, nuk arrita të marr një informacion, se sot në mëngjes u njoha mne këtë lajm, me njëherë e denoncova turizmin e tritolit të një njeriu të shfazuar që, u ofron banorëve të Orikumit, dhe keni parasysh një qytezë është Orikumi, dhe pushuesve që mund të jenë aty, iu ofron terrorin e 32 kilogramëve tritol, pluhurin, zhurmën në kulmin e turizmit. Këtë, mund ta bëjë vetëm një njeri që quhet Ramaduro. Një njeri që, nuk ka asnjë parim, asnjë normë përveç dufeve, shpërthimeve të tij shpirtërore. Se si mund të zgjosh një qytezë të tërë dhe fillojnë ditën, fillojnë pushimet, me një shpërthim të atillë, duke iu prerë dhe dritat, duke krijuar një situatë lufte, këtë mund ta bëjë vetëm Ramaduro, askush tjetër. Nuk di se e kujt është, do pyes, do të informohem, padiskutim, nuk kam arritur por, u kujdo që të ishte dhe çfarëdo që të ishte, ajo nuk mund të bëhej kurrë jnë ditë në atë qytet. Ajo mund të bëhej në vjeshtë në qoftë se kishte çdo komision të shkelur, e me radhë. Por ky, është një njeri që udhëhiqet nga urrejtja.
Ne e denoncuam se, kishim të dhëna të sigurta se, ato që bëri në Theth ishin politikisht të motivuara, për arsye se, pikërisht, ajo zonë kishte votuar me shumicë për PD, megjithëse ky, kishte shkuar dhe i kishte, si të thuash, mikluar, që të vijnë të investojnë bijtë e tyre, të jetojnë këtu me radhë e me radhë. Nuk mori votat, ka bërë në Theth atë që nuk e ka bërë kush kurrë. Domethënë, në historinë e Thethit, një rrënim të atillë, Thethit nuk ia ka bërë asnjë hordhi, asnjë pushtues. Kanë tentuar serbët, por janë kthyer në kufoma. Thethi rrafshohet për herë të parë nga një armik i betuar i Thethit, i Shkodrës, i veriut, i Kosovës, që e ka emrin Edi Rama. Kjo është e vërteta. Po unë, kudo që të ndodhte ajo, e dënoj njëlloj. Edhe në Orikum, e dënoj njëlloj. Cilido që të jetë ajo. Unë, kam respekt për banorët, respekt për turistët. Duhet të jetë i çmendur nga urrejtja. Kënaqësitë e tij duket se vijnë vetëm nga shkatërrimet. Njeri i degraduar totalisht nga krimi.", tha Berisha.
sali berisha
Politike
11 Gusht 2025, 13:46
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Kosova po hyn në muajin e gjashtë pa institucione të reja. Gjykata Kushtetuese u ka dhënë afat partiv...
Politike
11 Gusht 2025, 13:34
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh sot në konferencën me gazetarët se nuk ka asnjë të dhë...
Politike
11 Gusht 2025, 13:12
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumanin se po bëhet mburojë e kryeministri...
Politike
11 Gusht 2025, 12:51
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një konferencë nga selia blu. Berisha shprehu solida...
Politike
11 Gusht 2025, 11:56
r.ll
klevis balliu
TIRANË- Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka dhënë një deklaratë pë...
Politike
11 Gusht 2025, 11:47
r.ll
kurti, gervalla
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme,...
Politike
11 Gusht 2025, 11:04
r.ll
pamje e postuar nga rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale nëj video të filmuar me dron që tregon nj&...
Politike
11 Gusht 2025, 10:30
r.ll
ilir meta
TIRANË- Gjykata e Posaçme do të shqyrtojë më 13 gusht në orën 10:00 kërkesën e presidëntit t&...
Politike
11 Gusht 2025, 07:39
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës ta konstituojnë p&...
Politike
10 Gusht 2025, 21:40
E. D
Ejup Maqedonci
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci, ka folur mbi raportet e sigurisë dhe bashkëpunimit ushtara...