Politike

"Ligjet shqiptare lejojnë dhënien me 1 euro", Berisha: Nuk kam dijeni që ishulli i Sazanit të jetë shitur nga Rama

Berisha sqaroi se ligjet shqiptare lejojnë dhënien me 1 euro, siç dihet, për një periudhë të caktuar të terreneve, trojeve dhe tokave.

11 Gusht 2025, 13:34 Nga r.ll
"Ligjet shqiptare lejojnë dhënien me 1 euro", Berisha: Nuk
sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh sot në konferencën me gazetarët se nuk ka asnjë të dhënë se ishulli i Sazanit është shitur.  Berisha sqaroi se ligjet shqiptare lejojnë dhënien me 1 euro, siç dihet, për një periudhë të caktuar të terreneve, trojeve dhe tokave. Ai theksoi se nuk ka dijeni që çifti Kushner të ketë blerë ishullin sepse ligjet shqiptare nuk parashikojnë një gjë të tillë.

"Së pari, të jem i hapur me ju, nuk kam asnjë të dhënë se kemi të bëjmë me një shitje. Ligjet shqiptare lejojnë dhënien me 1 euro, siç dihet, për një periudhë të caktuar të terreneve, trojeve dhe tokave. Unë nuk kam asnjë dijeni se, ishulli i Sazanit është blerë nga çifti Kushner apo është shitur nga kreu i organizatë skriminale, Edi Rama Personalisht, nuk kam asnjë lloj dijenie, sepse ligjet shqiptare nuk parashikojnë një gjë të tillë.", tha Berisha. 

Media e huaja kanë shkruar disa artikuj se vajza e Donald Trump, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner kanë blerë  kanë shpenzuar mbi një miliard dollarë për të blerë Sazanin, një ishull shqiptar. Artikulli më i fundit ishte nga "Il Messaggero" se sfida e vërtetë e investimeve në atë ishull do të jetë pastrimi i tokës nga minat e pashpërthyera.

Gjithashtu përmendenin dhe kritikat kundër investimeve në Sazan ku thuhet se grupet mjedisore dhe anëtarët e komunitetit shkencor janë shprehur të shqetësuar për pasojat e projektit.

sali berisha

Sondazh

Poll