10 Gusht 2025, 13:35
Nga r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin e zhvilluar sot në rrjetet sociale me komentuesit ka pranuar se situata me turizmin nuk ishte e mir dhe se plazhet ishin bosh. Lidhur me këtë Rama tha se për çështjen e turistëve do të flasë përsëri në shtator. Më tej shtoi se një pjesë e industrisë, nuk po mendon strategjikisht dhe po i bën gropën vetes me çmimet e vendosura.
Ai paralajmëroi masa radikale për plazhet, ku tha se hapat e bërë këtë vit ishin të pamjaftuesheëm. Rama tha gjithashtu se "shkundja" e bashkive në muajin korrik ishte një domosdoshmëri që pushteti vendor të ngrihet në një nivel tjetër.
"Çështja e turistëve lidhet me 2 a 3 gjëra të tjera për të cilat do të flasim shumë hapur dhe shumë qartë në shtator. Duke filluar nga një pjesë e industrisë që nuk po mendon fare strategjikisht, por po mendon vetëm kap ça të kapësh sot dhe praktikisht po i bën gropën vetes për nesër, pasi gjithë ato investime që po bën, nuk do të mund dot t’i shlyejë dhe as do të mund dot t’i kthejë në investime të qëndrueshme për fëmijët nëse sot vendos çmime të cilat do të hapin me shumë shpejtësi fjalën që është shumë shtrenjtë në Shqipëri. Por do të flasim për këtë, siç do të flasim edhe për plazhet ku kemi bërë një hap të madh përpara këtë vit, por të pamjaftueshëm dhe do të marrin masa radikale edhe me plazhet për vitin e ardhshëm, ku bashkitë do të marrin shumë më tepër forcë, por ama shkundja e bashkive sot është një domosdoshmëri që të gjitha gjërat të shkojnë shumë më mirë nesër dhe që pushteti vendor që ka bërë shumë gjëra, por që ka shumë të meta, të ngrihet në një nivel tjetër”, tha Rama.
edi rama
Politike
10 Gusht 2025, 11:17
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot një komentuesi në rrjetet socialë, i cili solli në v&...
Politike
10 Gusht 2025, 11:08
r.ll
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin e tij, iu përgjigjur edhe disa komente lidhur me ndërtiminet pa leje. Nu...
Politike
10 Gusht 2025, 10:49
r.ll
genta vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka dhënë një dekla...
Politike
10 Gusht 2025, 10:04
r.ll
edi rama
TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se "Rilindja Urbane 2.0" do të vazhdojë për 4 vjet dhe n...
Politike
10 Gusht 2025, 09:58
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se po përgatitet nje rregullore kombëtare që do të vendosë...
Politike
10 Gusht 2025, 09:45
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale ka paralajmëruar shkarkime dhe l...
Politike
10 Gusht 2025, 09:39
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në rrjetet e tij sociale një bashkëbisedim me qytetarët ku ka folur pë...
Politike
9 Gusht 2025, 22:13
r.ll
foto ilustruese
SHKUP- Vendimi i kryeparlamentarit të Maqedonisë së Veriut(MRV) për datën e zgjedhjeve lokale iu dë...
Politike
9 Gusht 2025, 20:02
jahti
DHËRMI- Jahti luksoz "Opera" i sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan, ministër i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe a...
Politike
9 Gusht 2025, 18:22
r.ll
aksioni i ikmt
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga aksioni i shembjes së ndërtimeve pa leje. Duke ...