Aktualitet

FOTO/ Aktivizohet një vatër zjarri në fshatin Sejmenas të bashkisë Lushnje, flakët djegin ullishte dhe sipërfaqe me shkurre

Përhapja e flakëve po favorizohet edhe nga era e fortë që fryn dhe temperaturat e larta, ndërsa rreziku që zjarri t'i afrohet banesave është i lartë. 

9 Gusht 2025, 16:56 Nga r.ll
FOTO/ Aktivizohet një vatër zjarri në fshatin Sejmenas të
zjarri

LUSHNJE- Një vatër zjarri është aktivizuar pak më herët në kodrat e fshatit Sejmenas në bashkinë Lushnje. Raportohet se zjarri i rënë ka djegur ullishte dhe sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre. 

Përhapja e flakëve po favorizohet edhe nga era e fortë që fryn dhe temperaturat e larta, ndërsa rreziku që zjarri t'i afrohet banesave është i lartë. 

FOTO/ Aktivizohet një vatër zjarri në fshatin Sejmenas të
zjarri

Bëhet me dije se për fikjen e zjarrit janë angazhuar tre mjete zjarrfikëse të Bashkisë Lushnje, të cilat po punojnë për izolimin e flakëve.

zjarr ne sejmenas

Sondazh

Poll