Aktualitet

Policia rrethon ambientet e News24, avokati i “Focus Media News”: Veprimet e “KAYO” sh.a., të paligjshme, duhej të kishte një vendim gjyqësor

Sipas tij, këto veprime janë të paligjshme, arbitrare dhe përbejne vepër penale.

9 Gusht 2025, 13:10 Nga M.B
Policia rrethon ambientet e News24, avokati i “Focus Media News”:
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Avokati i “Fokus Media Neës”, Erjon Kanxheri ka reaguar lidhur me ngjarjen ku Policia ka bllokuar zyrat e mediave News24, Panorama dhe Gazeta Shqiptare. Avokati thotë se nuk ka asnjë vendim gjyqësor për veprimet që është duke kryer shoqëria "KAYO" sh.a. Sipas tij, këto veprime janë të paligjshme, arbitrare dhe përbejne vepër penale. Ai shton se nëse shoqëria "KAYO" sh.a., do të kishte një vendim gjyqësor për lirimin e godinës do të kishte një njoftim paraprak nga përmbaruesi dhe më pas lirimin e ambienteve e bën po përmbaruesi.

Reagimi i Av. Erjon Kanxheri:

Shoqeria Kayo sh.a., nuk ka asnje vendim gjyqesor per veprimet qe eshte duke kryer. Keto veprime jane te paligjshme, arbitrare dhe perbejne veper penale.

Nese shoqeria Kayo do te kishte nje vendim gjyqesor per lirimin e godines do te kishte nje njoftim paraprak nga permbaruesi dhe me pas lirimin e ambienteve e ben permbaruesi. Ne kete rast nuk ka asnje vendim gjyqesor dhe asnje permbarues. Forcat policore mund te veprojne vetem ne mbeshtetje te permbaruesit dhe jo duke kryer rrethime te dhunshme , arbitrare dhe teresisht te paligjshme ne oret e nates.

Keto veprime jane te paligjshme dhe te denueshme. Ndaj cdo veprimi do te ndjekim procedurat ligjore. Ne kete rast te gjitha procedurat po kryhen dite te shtune qe eshte pushim, duke filluar procedurat policore ne oret e nates dhe duke shfrytezuar faktin qe gjykatat jane te mbyllura.

news24

Sondazh

Poll