Aktualitet

"Sulm banditesk që kapërcen ligjin!" Policia rrethon News24, Lubonja: Si mund të jepet godina në mars nga qeveria kur akoma s'kishte mbaruar gjykimi

Ai solli në vëmendje edhe rastin e mbylljes së medias "AgonChannel".

9 Gusht 2025, 12:40 Nga M.B
"Sulm banditesk që kapërcen ligjin!" Policia rrethon News24,
Fatos Lubonja 

TIRANA- Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka reaguar lidhur me ngjarjen ku Policia ka bllokuar zyrat e mediave News24, Panorama dhe Gazeta Shqiptare. Lubonja tha për Syri TV se ky është një sulm banditesk që kapërcen ligjin, nga një bandë me në krye kryeministrin Edi Rama. Ai u ndal te deklarata e Avokaturës së Shtetit teksa shtroi pyetjen se si mund të jepet godina te shoqëria "KAYO" në mars nga qeveria kur akoma s'kishte mbaruar gjykimi. Gjithashtu ai solli në vëmendje edhe rastin e mbylljes së medias "AgonChannel".

"Kemi të bëjmë me një sulm jo të paprecedentë sepse precedentët Edi Rama i ka rresht. Unë boll t'ju kujtoj se unë punoj në News24. Edhe para disa vjetësh Edi Rama mbylli në mënyrë të dhunshme televizionin ku unë kam punuar atëhere "AgonChannel", siç e dini u bë gjyq në Amerikë për këtë punë. Qeveria është dënuar me pagesë dhe asgjë s ka ndodhur në kuptimin e ndëshkimit të këtyre veprimeve përkundrazi përsëriten. Jo thjetsht ndaj mediave, por në tërësi. 

Ky është një sulm banditesk që kapërcen ligjin, nga një bandë me në krye Edi Ramën që e kapërcen ligjin se këtu është problemi se në ka të drejtë ligjërisht atëherë po themi prit se... Unë lexova atë deklaratën që kishte bërë për të sqaruar mediat Avokatura e Shtetit, aty flitet për ekzekutimin e vendimit të gjykatës së Apelit Administrativ që është e 13 korrikut, por aty flitet edhe për një shoqëri "KAYO” quhet e cila është kompani shtetërore e prodhimit të armëve që i është dhënë në mars kjo ndërtesë. Tani një pyetje që i vjen në mendje çdo njeriu me logjikë normale, po si e paske vendosur ti në mars t'ia japësh këtij kur ti ke qenë në gjyq?! Ka qenë në gjyq dhe gjyqi ka mbaruar në korrik", tha Lubonja ndër të tjera.

fatos lubonja 

Sondazh

Poll