Bota

Tensionet SHBA- Rusi/ I dërguari i Trump viziton Moskën të mërkurën, pritet të zhvillojë bisedime me udhëheqjen ruse

Detajet e axhendës së vizitës së Witkoff nuk janë publikuar ende nga Shtëpia e Bardhë.

5 Gusht 2025, 22:50 Nga r.ll
Tensionet SHBA- Rusi/ I dërguari i Trump viziton Moskën të
steve witkoff

SHBA- Steve Witkoff, i dërguari special i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, do të jetë në Moskë të mërkurën për bisedime me udhëheqjen ruse. Detajet e axhendës së vizitës së Witkoff nuk janë publikuar ende nga Shtëpia e Bardhë.

"Presidenti ka lënë të kuptohet se i dërguari special Witkoff do të udhëtojë për në Rusi këtë javë, kështu që mund ta konfirmoj këtë në këtë fazë", u tha gazetarëve zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Tammy Bruce, duke shtuar se nuk kishte detaje të tjera për të publikuar.

Agjencia ruse e lajmeve TASS raporton se i dërguari special i Trump është larguar nga Shtetet e Bashkuara për në Moskë. Javët e fundit, presidenti amerikan ka shprehur zhgënjimin e tij me qëndrimin e homologut të tij rus, Vladimir Putin, të cilit i ka dhënë një afat deri të premten për të bërë përparim drejt paqes në Ukrainë, duke kërcënuar se do të vendosë sanksione edhe më të ashpra ndaj Moskës.

shba rusi steve witkoff

Sondazh

Poll