Bota

Të paktën 68 palestinezë humbin jetën nga sulmi izraelit në Gaza, 56 prej tyre u vranë ndërsa prisnin shpërndarjen e ndihmës

Sipas zëdhënësit të Mbrojtjes Civile, Mahmoud Bassal, 30 persona u vranë nga zjarri izraelit pranë një qendre shpërndarjeje ndihmash në periferi të Khan Yunis.

5 Gusht 2025, 22:43 Nga r.ll
Të paktën 68 palestinezë humbin jetën nga sulmi izraelit
pamje nga gaza

GAZA- Shërbimi i Mbrojtjes Civile në Rripin e Gazës njoftoi të ditën e sotme se 68 persona u vranë nga sulmi izraelit në pjesë të ndryshme të enklavës palestineze. Nga 68 të vdekurit, 56 u vranë ndërsa prisnin shpërndarjen e ndihmës humanitare.

Sipas zëdhënësit të Mbrojtjes Civile, Mahmoud Bassal, 30 persona u vranë nga zjarri izraelit pranë një qendre shpërndarjeje ndihmash në periferi të Khan Yunis.

Nga ana e tij, një zëdhënës ushtarak izraelit (IDF) i tha Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP) se ushtarët qëlluan "të shtëna paralajmëruese" pranë Khan Yunis kur u përballën me një turmë palestinezësh që lëviznin drejt tyre, por nuk raportoi ndonjë viktimë.

lufta izrael-hamas gaza

Sondazh

Poll