Bota

Po përpiqej të thyente një rekord shpejtësie duke ecur me mbi 450 km/orë, shoferi në Utah gjen vdekjen pasi humb kontrollin e automjetit

Chris Raske, me përvojë të gjerë në gara, humbi kontrollin rreth katër kilometra nga fillimi i itinerarit.

5 Gusht 2025, 22:23 Nga r.ll
Po përpiqej të thyente një rekord shpejtësie duke ecur me
pamje nga utah

UTAH- Chris Raske, shoferi i cili po përpiqej të thyente një rekord shpejtësie me më shumë se 450 km/orë gjatë një gare në Utah, gjeti vdekjen pasi humbi kontrollin e automjetit të tij Speed Demon.

Kompeticioni po mbahej në Bonneville Salt Flats në Utah. Raske, 60 vjeç, një veteran i garës, humbi kontrollin e mjetit të ngjashëm me raketë rreth katër kilometra në fillim të garës. Edhe pse iu dha ndihma mjekësore në vendngjarje, ai nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra, thanë organizatorët.

Për dekada të tëra, sipërfaqja e sheshtë dhe e bardhë e Bonneville ka tërhequr shoferë që kërkojnë të thyejnë rekorde të reja botërore të shpejtësisë në tokë. Një mbetje e një liqeni prehistorik, fushat e kripura shtrihen rreth 100 milje në perëndim të Salt Lake City. Për arsye sigurie, spektatorët ndodhen afërsisht 300 metra larg korsive ku lëvizin shoferët.

gara shpejtësie ne utah chris raske

Sondazh

Poll