Aktualitet

I dënuar më parë për vrasje, kush është 65-vjeçari i vrarë me armë zjarri në Vaun e Dejës (EMRI)

65-vjeçari u gjet i pajetë nga kalimtarët, ndërsa ka dyshime se është qëlluar me armë teksa po ecte në këmbë. 

4 Gusht 2025, 21:40 Nga r.ll
I dënuar më parë për vrasje, kush është
foto ilustruese

VAU I DEJËS- Një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në fshatin Paçram në Vaun e Dejës.

Viktima është identifikuar si Frrok Lleshaj. Ai ishte i dënuar më parë për vrasje dhe ishte liruar nga burgu në 2023, ndërsa dyshohet se është qëlluar me armë zjarri për gjakmarrje. 

65-vjeçari u gjet i pajetë nga kalimtarët, ndërsa ka dyshime se është qëlluar me armë teksa po ecte në këmbë. 

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa bëhet me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

frrok lleshaj vrasje ne vaun e dejes

Sondazh

Poll