Aktualitet

E rëndë në Lipjan/ Gjendet i groposur një person që ishte raportuar i zhdukur nga familja e tij, dyshime për vrasje

Policia dhe Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërsa ende nuk dihet asnjë detaj mbi motivet apo të dyshuarit e mundshëm.

4 Gusht 2025, 21:08 Nga r.ll
E rëndë në Lipjan/ Gjendet i groposur një person që
foto ilustruese

KOSOVË- Një person është gjetur i groposur ditën e sotme në në fshatin Baicë të Lipjanit në Kosovë. Sipas zëdhënëses së Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim.

“Sot rreth orës 12:00, në fshatin Baicë të Lipjanit, është gjetur i groposur një trup i pajetë (ende i paidentifikuar). Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet procedurale, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim”, është shprehur Ahmeti, e cilaka bërë me dije se kanë nisur hetimet për rastin e rëndë.  

Raportohet se viktima që dyshohet se është Enver Bajraktari, është gjetur nga familjarët të cilët e kishin raportuar si të zhdukur dhe kishin kërkuar ndihmë për ta gjetur.

Policia dhe Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërsa ende nuk dihet asnjë detaj mbi motivet apo të dyshuarit e mundshëm.

vrasje ne lipjan

Sondazh

Poll