Sport

"Ngrin" transferimi i Armando Brojës drejt Burnley... trajneri Parker lëshon deklaratën e papritur: “Nuk jemi shumë, shumë afër!”

Ndërsa Armando Broja pritej të kalote nga radhët e Chelsea te Burnley, pasi dy klubet kishin gjetur një akord për transferimin e futbollistit, deklarata e fundit e trajnerit Skot Parker, pas miqësores ndaj Stouk, lë të kuptohet se marrëveshja do pak kohë për t’u mbyllur.

4 Gusht 2025, 15:36 Nga DOSJA

"Ngrin" transferimi i Armando Brojës drejt Burnley... trajneri

ANGLI - Fillimisht mendohej se gjithçka do të përfundonte brenda fundjavës, pasi sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Armando Broja kishte kryer vizitat mjekësore për klubin e ri.

Por ka qenë trajneri Skot Parker që ka frenuar gjithçka, duke folur për “Burnley Express”, pas sfidës së djeshme rreth zërave për kalimin e sulmuesit shqiptar.

“Ky është një pozicion për të cilin ne po kërkojmë, por nuk ka asgjë shumë, shumë afër. Ndaj derisa të dalë diçka, apo situata të jetë më afër finalizimit, nuk ka në të vërtetë asnjë lajm rreth saj.

Ne po mundohemi të plotësojmë disa pozicione aktualisht dhe si në çdo dritare transferimesh, mundohesh që të sjellësh lojtarët e duhur. Shpresojmë që në javët e ardhshme të mund të afrojmë disa të tjerë, që të na japin më shumë forcë, edhe për shkak të lojtarëve që kemi humbur.

Shpresojmë ta bëjmë një gjë të tillë, po bëjmë maksimumin”, deklaroi ai, duke lënë të kuptohet se për firmën e mundshme me sulmuesin Broja, duhej edhe pak kohë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 4 Gusht 2025, 14:21

Patrik Schick, rinovon me Leverkusenin...

GJERMANI - Patrik Schick ka zgjatur kontratën e tij me Bayer Leverkusen. Ish-sulmuesi i Sampdorias dhe Romës është zotuar të qëndr...