Sport

Pep Guardiola do të divorcohet nga Cristina Serra: rinovimi me Cityn - shkaku vendimtar!

Pavarësisht përpjekjeve për pajtim, sipas shtypit anglez, divorci i çiftit që u martua në vitin 2014 është i pashmangshëm.

4 Gusht 2025, 14:07 Nga DOSJA
Pep Guardiola do të divorcohet nga Cristina Serra: rinovimi me Cityn -

ANGLI - Pas krizës në fillim të vitit, dukej se kishte ende shpresë për Pep Guardiolën dhe Cristina Serrën.

Çifti, të cilët janë bashkë për 30 vjet dhe të martuar që nga viti 2014, kishin filluar procedurat e ndarjes, por u mbyllën kur trajneri katalanas u përpoq t’i gjente më shumë kohë asaj, e cila u kthye në Barcelonë në vitin 2020, pasi dështoi të ambientohej në Mançester, duke rritur udhëtimet e saj midis Anglisë dhe Spanjës.

Një përpjekje që, shpjegon The Sun, do të kishte qenë e kotë, pasi divorci tani është i pashmangshëm  dhe rinovimi i fundit me Cityn deri në vitin 2026 (por me një opsion deri në vitin 2027) e ka bindur gruan e tij t’i thotë mjaft martesës.

"Kashta që ia plasi shpinën devesë", shkruan tabloidi anglez, duke cituar mendimet e Serrës. Ajo do të donte që burri i saj të kalonte më shumë kohë me familjen e tij, ndoshta edhe të merrte një pushim nga karriera e tij.

"Marrëdhënia është shndërruar nga miqësore në të distancuar. Nuk ka tension, por është e qartë se ndarja ka arritur në një fazë të re", tha Lorena Vazquez, një gazetare spanjole, e cila ishte ndër të parat që dha lajmin e divorcit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll