Sport

UEFA hedh shortin: Egnatia dhe Dinamo njohin rivalët për ndeshje e fazës së “play-off”-it…

UEFA hedh shortin edhe për ndeshjet e fazës së “play-off”-it në Ligën e Konferencës. E favorizuar në letër duket skuadra e Egnatias, e cila fillimisht duhet të kalojë Olimpijan e Ljubjanës në turin e tretë…

4 Gusht 2025, 14:59 Nga DOSJA

UEFA hedh shortin: Egnatia dhe Dinamo njohin rivalët për ndeshje e

TIRANE - Egnatia dhe Dinamo nisin këtë javë pjesëmarrjen e tyre në turin e tretë të Ligës së Konferencës, ku shorti nuk ka qenë edhe aq i lehtë për ta, pasi rrogozhinasit i vendosi përballë Olimpija Ljubljanës, ndërsa kryeqytetasit e Dajës përballë Hajduk Splitit.

Fokusi i dy skuadrave të Superiores është plotësisht te këto dy ndeshje, por ndërkohë, që sot ata mësuan edhe se me kë mund të ndeshen në “play-off” të kompeticionit, nëse vazhdojnë më tej.

Ashtu siç dihet, Egnatia përballet vetëm me skuadrat kampione që janë eliminuar nga Liga e Kampioneve apo nga Liga e Europës. Në favor ka faktin se në short hyn me koeficientin e lartë të Olimpija Ljubljanës, që e i jep një avantazh, pasi e vendos në vazon e ekipeve të forta.

Si rrjedhojë nga goglat e hedhura në këtë mesditë në Nyon të Zvicrës, Egnatia nëse ia del të kualifikohet do të përballet me fituesin e çiftit Linkoln Red Imps/ Noah, ekipi i parë nga Gjilbraltari dhe ekipi i dytë nga Armenia, dy emra relativisht të lehtë në letër të paktën.

Ndërkaq, Dinamo hyn në vazon e ekipeve të dobëta në shortin e turit “play-off” dhe do të duhet të shmangë disa emra shumë të mëdhenj që hyjnë në garë në këtë pikë të turneut, si Fiorentina apo Cristal Palas që përbëjnë rrezikun kryesor.

Pas shortit, Dinamo nëse arrin të kalojë Hajdukun, do të përballet me fituesin e çiftit Silkeborg-Jagellonia, skuadra e pare daneze dhe e dyta polake.

Gjithsesi përpara se të mbërrijnë te ndeshjet e “play off”-it si Dinamo ashtu edhe Egnatia duhet të zhvillojnë ndeshjet e këtij raundi të tretë që fillojnë këtë të enjte me të dyja ekipet shqiptarre që luajnë takimet e para në transfertë.

UEFA hedh shortin: Egnatia dhe Dinamo njohin rivalët për ndeshje e

UEFA hedh shortin: Egnatia dhe Dinamo njohin rivalët për ndeshje e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 4 Gusht 2025, 14:21

Patrik Schick, rinovon me Leverkusenin...

GJERMANI - Patrik Schick ka zgjatur kontratën e tij me Bayer Leverkusen. Ish-sulmuesi i Sampdorias dhe Romës është zotuar të qëndr...