Sport

Patrik Schick, rinovon me Leverkusenin...

Sulmuesi qendror çek ka rinovuar kontratën me Bayer Leverkusen deri më 30 qershor 2030.

4 Gusht 2025, 14:21 Nga DOSJA
Patrik Schick, rinovon me Leverkusenin...

GJERMANI - Patrik Schick ka zgjatur kontratën e tij me Bayer Leverkusen. Ish-sulmuesi i Sampdorias dhe Romës është zotuar të qëndrojë tek “Aspirinat” deri në vitin 2030.

Klubi gjerman e njoftoi lajmin në një deklaratë në faqen e tyre zyrtare të internetit:

“Bayer 04 Leverkusen ia ka zgjatur kontratën lojtarit çek Patrik Schick para kohe. Sulmuesi qendror ka nënshkruar një kontratë me nën-kampionët aktual të Bundesligës që vlen deri më 30 qershor 2030. Marrëveshja e mëparshme midis palëve vlente deri në verën e vitit 2027”.

Patrick Schick nuk do të kthehet në Serie A: sulmuesi çek, i cili ishte i lidhur me një kalim te Milani ditët e fundit, ka rinovuar kontratën e tij me klubin gjerman deri në vitin 2030.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll