Sport

Luis Enrique, i ashpër me gazetarët: “Ndaloni së kërkuari 'Messin e ri', sepse nuk ka dhe nuk do të ketë!… Lëreni Lamine Yamal të rritet

“Ky është krahasim i padrejtë, i njëjtë si krahasimi i një studenti universitar me Ajnshtajnin! Nëse vazhdoni me këto krahasime, ju po vrisni një talent premtues!”

4 Gusht 2025, 09:30 Nga DOSJA

Luis Enrique, i ashpër me gazetarët: “Ndaloni së

FRANCE - Luis Enrique, trajneri i PSG-së, gjatë intervistës së tij me Equipe TV, nuk i ka shpëtuar edhe pyetjes nëse talenti i Barçës, Lamine Yamal është i ngjashëm dhe mund të konsiderohet si “Messi i ri”.

Ish-trajneri i katalanasve ka qenë kategorik, teksa është shprehur: "Më lejoni të jem i qartë, mediat duhet ta lëjnë Lamine Yamal të marrë frymë!

Të veshësh numrin 10 te Barcelona është presion i mjaftueshëm edhe pa shtuar krahasime qesharake me lojtarin më të madh në histori!

Messi i dha fund të gjitha diskutimeve në vitin 2011, kur u bë fenomen i pakrahasueshëm dhe ju ende i kënaqeni krahasimeve!

Ky është krahasim i padrejtë, i njëjtë si krahasimi i një studenti universitar me Ajnshtajnin! Nëse vazhdoni me këto krahasime, ju po vrisni një talent premtues!

Lamines i duhet hapësirë për të bërë gabime, kohë për të ndërtuar karakterin e tij të futbollit, mbështetje, jo krahasime të çmendura. Ndaloni së kërkuari 'Messin e ri'.

Sepse nuk ka dhe nuk do të ketë! Edhe vetë Messi, po të kthehej në adoleshencën e tij sot, nuk do të mund të konkurronte me legjendarin Messi!

Nëse dëgjoj ndonjë krahasim mes tyre, do ta detyroj gazetarin të shikojë të gjithë golat e Messit nga 2005 deri ne 2025 para se të hapë gojën përsëri! [Qesh]"

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 3 Gusht 2025, 20:00

Xhaka debuton si lider me Sunderland…

ANGLI - Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili iu bashkua klubit anglez vetëm para pak ditësh nga Bayer Leverkusen, nuk humbi kohë për ...