Sport

Milan po i afrohet gjithnjë e më shumë nënshkrimit me Athekame…

Mbrojtësi i krahut ka rënë dakord dhe 7 milionë euro janë gati për Young Boys. Zvicerani 20-vjeçar është pranë zbarkimit në Milano: ësht e vështirë të arrish Doué të Strasburgut.

4 Gusht 2025, 09:00 Nga DOSJA

Milan po i afrohet gjithnjë e më shumë nënshkrimit me

ITALI - Milani po punon në krahë dhe, pas mbërritjes së Estupinan në të majtë, ata janë afër të bëjnë një lëvizje edhe për krahun e djathtë. 

Duke mos arritur Douè, për të cilin Strasburgu kërkon shumë (30 milionë euro), kuqezinjtë e kanë kthyer vëmendjen te Zachary Athekame, një mbrojtës zviceran nga Young Boys, i cili nuk ka mbushur ende 21 vjeç.

Një lojtar i ri, me një sezon si titullar dhe tetë paraqitje në Ligën e Kampionëve, përfshirë kundër Interit dhe Atalantës, Athekame mund të jetë një nënshkrim premtues, veçanërisht me një kosto shumë më të ulët.

Young Boys ka vendosur çmimin në 10 milionë euro, ndërsa Milani pret ta mbyllë marrëveshjen në rreth 7 milionë euro plus bonuse.

Drejtori sportiv Tare synon ta mbyllë marrëveshjen shpejt, veçanërisht duke pasur parasysh se një marrëveshje është arritur tashmë me lojtarin e lindur në vitin 2004, i cili është gati të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2029.

Ditët e fundit, Athekame është lidhur me dy klube të tjera italiane, Udinese dhe Bologna, por përshpejtimi i Milanit e ka rrëzuar konkurrencën. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 3 Gusht 2025, 20:00

Xhaka debuton si lider me Sunderland…

ANGLI - Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili iu bashkua klubit anglez vetëm para pak ditësh nga Bayer Leverkusen, nuk humbi kohë për ...