Sport

Skandal!... Thirrje anti-shqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni - Rumani. I pranishëm edhe Kryeministri maqedonas - VIDEO

Incidenti ka nxitur reagime të forta në rrjetet sociale, ndërsa pritet që komuniteti shqiptar në Maqedoni dhe faktorë ndërkombëtarë të kërkojnë sqarime dhe masa konkrete ndaj tolerimit të gjuhës së urrejtjes në një aktivitet zyrtar sportiv.

3 Gusht 2025, 19:37 Nga DOSJA

Skandal!... Thirrje anti-shqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni -

MAQEDONI - Gjatë ndeshjes paraeliminator të Kampionatin Botëror në basketboll mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, e zhvilluar në Kumanovë, një pjesë e tifozëve lëshuan kore dhe thirrje anti-shqiptare.

Ndeshja u ndoq nga shumë figura shtetërore, përfshirë kryeministrin maqedonas Hristijan Mickoski dhe ministra të kabinetit të tij.

Pavarësisht pranisë së autoriteteve, nuk pati asnjë reagim zyrtar ndaj fyerjeve të rënda që u dëgjuan nga tribuna.

Disa nga thirrjet e turpshme ishin: “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, “Dhoma e gazit për shqiptarët” dhe kore që bënin thirrje për një “Maqedoni të pastër”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll