Sport

PSV Eindhoven e nis me sukses sezonin, fiton edhe Superkupën e Holandës…

Duke marrë parasysh edhe ndeshjet miqësore të para sezonit dhe fundin e sezonit të kaluar, kjo ishte fitorja e dymbëdhjetë radhazi e PSV-së.

4 Gusht 2025, 08:00 Nga DOSJA

PSV Eindhoven e nis me sukses sezonin, fiton edhe Superkupën e

HOLANDE - PSV Eindhoveni e filloi pikërisht, atje ku e mbaroi sezonin e fundit të futbollit në Holandë. Ata fituan edhe Superkupën e Holandës, të quajtur “Johan Cruyff Shiel”

Bardhekuqtë festuan mbrëmë kundër Go Ahead Eagles, duke u rikthyer në disavantazh për të fituar 2-1. Një fitore e ngushtë që, megjithatë, nuk i bën drejtësi dominimit të djemve të Bosz.Verdhekuqtë kaluan në epërsi në minutën e 35-të me anë të Suray, duke e bërë rezultatin 0-1 në pjesën e parë.

Megjithatë, kampionët në fuqi të Eredivisie, treguan forcën e tyre në fazat e fundit të ndeshjes, duke barazuar në minutën e 78-të falë një autogoli nga Nauber dhe më pas duke marrë epërsinë në minutën e 84-të me anë të ish-lojtarit të Milanit dhe Barcelonës, Dest.

Duke marrë parasysh ndeshjet miqësore para sezonit dhe fundin e sezonit të kaluar, kjo është fitorja e dymbëdhjetë radhazi e PSV-së.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 3 Gusht 2025, 20:00

Xhaka debuton si lider me Sunderland…

ANGLI - Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili iu bashkua klubit anglez vetëm para pak ditësh nga Bayer Leverkusen, nuk humbi kohë për ...