Aktualitet

Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Fier, tymi mbulon zonën

Flakët janë vënë nën kontroll, ndërsa tymi ka mbuluar gjithë zonën, duke sjellë vështirësi edhe në qarkullimin e automjeteve.

3 Gusht 2025, 10:12 Nga r.ll
Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Fier, tymi mbulon zonën
pamje nga vendngjarja

FIER- Vendgrumbullimi i mbetjeve në Fier është përfshirë nga flakët paraditen e sotme.

Fusha e mbetjeve ndodhet në aksin Fier- Patos, në vendin e quajtur Portëz, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset dhe policia. 

Flakët janë vënë nën kontroll, ndërsa tymi ka mbuluar gjithë zonën, duke sjellë vështirësi edhe në qarkullimin e automjeteve.

 

zjarr ne vendgrumbullimin e mbetjeve ne fier

Sondazh

Poll