Aktualitet

Gërryen shtatin e lumit Fan për nxjerrjen e inerteve në mënyrë të paligjshme, dy persona procedohen penalisht

Bëhet me dije se janë sekuestruar dy mjete të rënda, një fadromë dhe një kamion.

2 Gusht 2025, 15:46 Nga r.ll
Gërryen shtatin e lumit Fan për nxjerrjen e inerteve në
foto ilustruese

MIRDITË- Dy persona janë proceduar penalisht në Mirditë pasi po punonin për nxjerrjen e materialeve inerte, pa lejet dhe autorizimet përkatëse në shtatin e lumit Fan. 

Bëhet me dije se janë sekuestruar dy mjete të rënda, një fadromë dhe një kamion.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, konstatuan në shtratin e lumit Fan, 2 shtetas që po ushtronin aktivitet të paligjshëm për nxjerrjen e materialeve inerte, pa lejet dhe autorizimet përkatëse.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht D. M., 75 vjeç, banues në Tiranë dhe F. P., 68 vjeç, banues në Rubik. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, bëri me dije policia vendore.

 

lumi fan

Sondazh

Poll