Bota

Tarifat amerikane ndaj Brazilit, Trump i hapur për dialog: Presidenti Lula mund të flasë me mua kur të dëshirojë! (VIDEO)

Lula më parë është shprehur se Brazili ka qenë gjithmonë i hapur për dialog, pa iu referuar Trumpit apo komenteve të tij të mëparshme.

2 Gusht 2025, 07:37 Nga N.F
Tarifat amerikane ndaj Brazilit, Trump i hapur për dialog: Presidenti Lula
Foto

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se homologu i tij brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva mund ta telefonojë kurdo që të dëshirojë për të diskutuar tarifat dhe çështje të tjera që kanë shkaktuar tensione midis dy vendeve.

"Ai mund të flasë me mua kurdo që të dëshirojë", tha Trump. Teksa po fliste me gazetarët para Shtëpisë së Bardhë, Trump tha se ka simpati për popullin brazilian, por njerëzit që po drejtojnë Brazilin kanë bërë një gabim.

Lula më parë është shprehur se Brazili ka qenë gjithmonë i hapur për dialog, pa iu referuar Trumpit apo komenteve të tij të mëparshme. Presidenti amerikan vendosi tarifa prej 50% për importet nga Brazili, me disa përjashtime, duke e lidhur vendimin e tij me atë që ai e quajti një "gjueti shtrigash" kundër ish-kreut të shtetit Jair Bolsonaro.

 

trump tarifa brazil

Sondazh

Poll