Bota

Disa orë pas publikimit të raportit të dobët të punësimit, Trump shkarkon shefen e statistikave të punës

Ai sulmoi Erika McEntarfer, komisioneren e BLS pasi pretendoi se raportet e punësimit në vend "po përgatiten nga i emëruari i Biden" dhe urdhëroi administratën e tij ta shkarkonte atë.

1 Gusht 2025, 22:36 Nga Dosja
Disa orë pas publikimit të raportit të dobët të
Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi të premten shkarkimin e kryetars së Byrosë së Statistikave të Punës, disa orë pasi një raport tronditës qeveritar tregoi se punësimi ishte ngadalësuar ndjeshëm gjatë tre muajve të fundit. Ai sulmoi Erika McEntarfer, komisioneren e BLS pasi pretendoi se raportet e punësimit në vend "po përgatiten nga i emëruari i Biden" dhe urdhëroi administratën e tij ta shkarkonte atë.

Ai nuk paraqiti asnjë provë për këtë akuzë dhe këmbënguli se ekonomia amerikane, në fakt, po “lulëzonte” gjatë mandatit të tij. Por shifrat e punësimit të së premtes treguan një histori shumë të ndryshme dhe ngritën pyetje në lidhje me gjendjen e tregut të punës që nga rikthimi i Trump në detyrë.

“Na duhen shifra të sakta të vendeve të punës. I kam udhëzuar ekipin tim që ta shkarkojë MENJËHERË këtë të emëruar politike të Bidenit. Ajo do të zëvendësohet me dikë shumë më kompetente dhe të kualifikuar", shkroi ai në Truth Social.

lituania

Sondazh

Poll