Bota

Dronët rusë godasin një pallat në Kharkiv, plagosen 11 persona, mes tyre edhe një foshnje dhe dy fëmijë

Gjashtë nga të plagosurit morën ndihmën e parë në vend dhe pesë të tjerë u dërguan në spital.

2 Gusht 2025, 07:28 Nga N.F

 

Dronët rusë godasin një pallat në Kharkiv, plagosen 11
Foto

 

UKRAINË- 11 persona u plagosën të premten në një sulm me dron rus në Kharkiv, në verilindje të Ukrainës. Sulmi goditi një pallat. Guvernatori rajonal Oleh Sinyukhubov tha se mes të plagosurve ishte një foshnjë pesëmuajshe dhe dy fëmijë, të moshës 9 dhe 10 vjeç.

Gjashtë nga të plagosurit morën ndihmën e parë në vend dhe pesë të tjerë u dërguan në spital. Banorët e këtij qyteti shpesh përballen me valë sulmesh nga forcat e Moskës. Të premten, një grua 75-vjeçare u vra dhe dy burra u plagosën në një sulm tjetër rus. Pushtimi rus i Ukrainës, i cili filloi në shkurt të vitit 2022, ka shkaktuar shkatërrime të pallogaritshme dhe ka marrë jetën e mijëra civilëve.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll