Bota

I akuzuar për mashtrim, ish-presidenti i Kolumbisë, Alvaro Uribe dënohet me 12 vjet burg

Gjyqtarja Sandra Heredia, njoftoi dënimin katër ditë pasi e shpalli ish-presidentin fajtor për krimet.

1 Gusht 2025, 22:30 Nga E. D
I akuzuar për mashtrim, ish-presidenti i Kolumbisë, Alvaro Uribe
Álvaro Uribe

KOLUMBI- Ish-presidenti kolumbian Álvaro Uribe u dënua të premten me 12 vjet arrest shtëpiak pasi u shpall fajtor për mashtrim procedural dhe ryshfet dëshmitarësh. Gjyqtarja Sandra Heredia, njoftoi dënimin katër ditë pasi e shpalli ish-presidentin fajtor për krimet. Heredia e kishte liruar Uriben nga një akuzë tjetër për ryshfet të dyshuar ndaj një prokurori.

Uribe, 73 vjeç, i cili qeverisi Kolumbinë nga viti 2002 deri në vitin 2010, është ish-presidenti i parë i vendit që dënohet penalisht. Çështja filloi në vitin 2012, kur Uribe, i partisë tani në opozitë Centro Democrático, akuzoi senatorin Iván Cepeda, të Paktit Historik në pushtet, se po përpiqej ta lidhte atë me krijimin e një grupi paraushtarak.

Situata mori një kthesë në vitin 2018, kur Gjykata Supreme e Kolumbisë vendosi të hapte një hetim kundër Uribes për manipulim të dyshuar të dëshmitarëve. Pas vitesh hetimesh dhe apelimesh ligjore nga mbrojtja e Uribes, në maj 2024, Zyra e Prokurorit Kolumbian e akuzoi zyrtarisht atë për tre krime, mashtrim procedural, ryshfet në procedurat penale dhe ryshfet.

 

Álvaro uribe

Sondazh

Poll