Bota

"Ne duam t’i ndihmojmë ata të jetojnë"/ Trump flet për situatën në Gaza: Është diçka që duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë

Deklaratat e Tump vijnë pasi i dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff dhe ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, vizituan qendrat e ndihmës në Gaza të drejtuara nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), i mbështetur nga SHBA-ja dhe Izraeli.

1 Gusht 2025, 21:24 Nga E. D

 

"Ne duam t’i ndihmojmë ata të jetojnë"/ Trump
Donald Trump

 

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se po punon për një plan për të ofruar ndihmë ushqimore dhe mjekësore për palestinezët në Gaza mes kufizimeve të vazhdueshme të Izraelit në ofrimin e ndihmës humanitare shumë të nevojshme. Deklaratat e Tump vijnë pasi i dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff dhe ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, vizituan qendrat e ndihmës në Gaza të drejtuara nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), i mbështetur nga SHBA-ja dhe Izraeli.

“Ne duam t’i ndihmojmë njerëzit. Ne duam t’i ndihmojmë ata të jetojnë. Ne duam t’i ushqejmë njerëzit. Është diçka që duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë. Është e tmerrshme ajo që po ndodh atje. Po, është një gjë e tmerrshme. Njerëzit janë shumë të uritur”, tha Trump. 

Vizita u zhvillua mes kritikave në rritje ndaj koordinimit SHBA-Izrael në Gaza, veçanërisht në lidhje me modelin e shpërndarjes së ndihmave nga grupi GHF, për të cilin palestinezët thonë se shërben si një mjet për zhvendosje nën maskën e ndihmës humanitare, si dhe një “kurth vdekjeprurës” për shumë nevojtarë palestinezë të ndihmës, me mbi 1.300 të vrarë që nga maji derisa prisnin për furnizime me ndihma.

donald trump

Sondazh

Poll