Art&Argëtim

“Dy duar për një kokë janë”, zbulohen të gjitha batutat e Ramës në ‘I love Tropoja’: Nuk i dua hiç brekët

30 Janar 2020, 13:06 Nga DOSJA
“Dy duar për një kokë janë”, zbulohen të

TIRANË-Mbrëmjen e 29-janarit në pallatin e kongreseve ishte premiera e filmit të Ermal Mamaqit “I love Tropoja”.

Siç dihet tashmë një nga aktorët që luan në këtë film është edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Në një pjesë të filmit kreu i shtetit i cili luan rolin e dajës së Ermal Mamaqit futet brenda i shoqëruar nga disa persona ku dëgjohet duke përdorur fjalët “S’ka bir none dhe k*rve”, duke ndërprerë dasmën e tij.

Por pas kësaj video janë publikuar dhe pamje të tjera të momentit të dajës i cili është në mbrotje të nipit duke i thënë se “Dy duar për një kokë dhe secili kokën e vet.”

Kryeministri ose daja i Ermalit është përballur me babanë e nuses Bruno Shllaku, i cili i afrohet duke i thënë: Po ku ishe mor burrë, jepma dorën. Ti qenke burrë, jo si ky krushku im që s’ka qejf me mbajt kurrë pantallonat vesh.

Por kryeministri i është kthyer duke i thënë se edhe atij nuk i pëlqejnë brekët.
“Me thënë të drejtën edhe unë nuk i dua hiç brekët,”– tha ai.

Kryeministri në këtë rol na shfaqet shumë ndryshe edhe në praqitje i cili shihet me flokë të gjata dhe të zeza por megjithatë batutat nuk mungojnë.

(A.K.Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture bruno shllaku edi rama i love tropoja bruno shllaku edi rama i love tropoja

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 30 Janar 2020, 11:15

KINË– Shkencëtarët në Kinë kanë përdorur një përzierje të re të geneve njerëzore dhe të derrit për të krijuar mostra të rritura në lëkurë laboratorike, që ...