Art&Argëtim

“Na mungon thellësisht Kobe”, Beyonce dedikim të ndjerë për legjendën e basketbollit (FOTO)

30 Janar 2020, 10:15 Nga DOSJA
“Na mungon thellësisht Kobe”, Beyonce dedikim të

SHBA– Diva e muzikës, Byonce ka ndarë një dedikim të ndjerë, për mikun e saj, legjendën e basketbollit, Kobe Bryant, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike, bashkë me të bijën.

Në një foto të zgjedhur, ku shfaqet ylli i basketbollit duke puthur në ballë vajzën e tij të preferuar, Gianna, Byeonce shkruan: “Do të vazhdoj të lutem me zell për mbretëreshat tuaja. Na mungon thellësisht shumë i dashur Kobe.”

Kobe Bryant, legjenda e basketbollit amerikan u shua pas një aksidenti ajror. Mediat vendase bënë me dije se Bryant ishte duke udhëtuar me helikopterin e tij privat, bashkë me vajzën 13-vjeçare dhe 7 persona të tjerë, por janë rrëzuar dhe kanë gjetur të gjithë vdekjen. Deri më tani si shkak i aksidentit dyshohet të kenë qenë kushtet jo të favorshme atmosferike. Mjegulla e madhe e cila kishte “pushtuar” zonën e Kalifornisë ka vështirësuar punën e pilotit, i cili humbi menjëherë kontrollin e helikopterit. Mijëra fansa nëpër botë kanë shprehur ngushëllimet për këtë humbje.

R.L/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz beyonce diva e muzikës kobe bryant legjenda e basketbollit vdes kobe bryant beyonce diva e muzikës kobe bryant legjenda e basketbollit vdes kobe bryant

Sondazh

Poll