Sport

Ndahen numrat e rinj te Liverpooli: Ekitiké merr 22-shin e tij, Wirtz merr 7-tën…

Blerja e madhe e “Reds”, Florian Wirtz, ka trashëguar numrin 7, i cili u la i lirë pas largimit të Luis Diaz te Bayern Munich.

1 Gusht 2025, 14:29 Nga DOSJA
Ndahen numrat e rinj te Liverpooli: Ekitiké merr 22-shin e tij, Wirtz

ANGLI - Liverpooli ka zbuluar numrat zyrtarë të yjeve të tyre të rinj, pas një afati kalimtar prej mbi 300 milionë eurosh. 

Hugo Ekitiké është rikthyer me numrin e tij të nënshkrimit, 22, të cilin e mbante kur ishte te Reims, klubi ku u rrit. Sulmuesi francez, i blerë për 95 milionë euro nga Eintracht Frankfurt, është veçanërisht i lidhur me atë numër për arsye familjare.

Blerja e madhe e “Reds”, Florian Wirtz, ka trashëguar numrin 7, i cili u la i lirë pas largimit të Luis Diaz te Bayern Munich. Është një numër ikonik në Anfield, i veshur më parë nga legjenda si Luis Suárez, Steve McManaman dhe Kenny Dalglish.

Mbrojtësi i krahut, Milos Kerkez, i cili erdhi nga Bournemouth për 47 milionë euro, do të veshë numrin 6. Portieri gjeorgjian, Giorgi Mamardashvili, do të veshë numrin 25, ndërsa Jeremy Frimpong, i blerë për 40 milionë euro nga Leverkusen, e ka mbajtur numrin e tij “30”.

Në shenjë respekti, numri 20 i Diogo Jotës, i cili ndërroi jetë tragjikisht me vëllain e tij në një aksident më 3 korrik, është tërhequr zyrtarisht nga përdorimi nga të gjitha ekipet e klubit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll