Sport

Çaste tmerri… Gruaja shtatzënë e Gallinarit u sulmua nga një peshkaqen në Porto Riko!

Momente tmerri shpërthyen në Isla Verde, ku gazetarja Eleonora Boi u kafshua nga një peshkaqen në kofshën e djathtë. Gjendja e saj është e qëndrueshme.

1 Gusht 2025, 11:00 Nga DOSJA
Çaste tmerri… Gruaja shtatzënë e Gallinarit u sulmua nga

PORTO RIKO - Momente tmerri të pastër përjetuan Danilo Gallinari dhe gruaja e tij, Eleonora Boi, një gazetare me të kaluar në Mediaset.

Sipas raportimeve të mediave lokale, Boi u sulmua dhe u kafshua nga një peshkaqen dje pasdite në plazhin e Isla Verde, në veri të Porto Rikos.

Gruaja shtatzënë u trajtua menjëherë për këmbën e lënduar dhe më pas u transferua në Qendrën Mjekësore Rio Piedras. Gjendja e saj është e qëndrueshme dhe nuk është në rrezik vdekjeje, siç konfirmohet nga autoritetet lokale.

Sipas raportimeve, Eleonora Boi ishte në ujë kur një peshkaqen e kafshoi papritur në kofshën e djathtë. Sulmi la një plagë të thellë, por për fat të mirë, shërbimet e urgjencës mbërritën shpejt, duke e çuar Boin në spital për trajtim.

Mediat ende nuk kanë publikuar detaje të mëtejshme mbi llojin e peshkaqenit të përfshirë, ose shkallën e saktë të plagës, por burime zyrtare thonë se situata është nën kontroll.

Episodi bëri xhiron e mediave italiane dhe ndërkombëtare, duke tërhequr vëmendje të konsiderueshme midis tifozëve të basketbollistit Danilo Gallinarit, i cili po luan në fazën eliminatore në Porto Riko. Dyshja, të cilët gëzojnë një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale, ende nuk kanë lëshuar një deklaratë zyrtare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll