Sport

Robinho një vit në burg! Ish-lojtari i Milanit shpreson për lirimin e tij me kusht…

Në burg, ai ndan jetën e tij të përditshme me hakerin famëkeq Walter Delgatti, i dënuar me tetë vjet për hakimin e sistemeve të Këshillit Kombëtar të Drejtësisë. Të dy thuhet se kanë planifikuar të lançojnë një platformë bastesh online pas lirimit të tyre, duke kombinuar famën dhe aftësitë e tyre kompjuterike.

1 Gusht 2025, 14:17 Nga DOSJA

 

Robinho një vit në burg! Ish-lojtari i Milanit shpreson për

BRAZIL - Pikërisht një vit pasi u hyri në burgun Tremembé të Brazilit, ish-sulmuesi Robinho - 41 vjeç, me një të kaluar te Real Madridi, Milani, Manchester City dhe Santos - duket se ka gjetur një ekuilibër të ri në jetën e tij në burg.

I dënuar me nëntë vjet për një përdhunimin në grup të një shqiptareje në Milano në vitin 2013, ai vazhdon të pretendojë pafajësinë e tij, por dënimi i dhënë në Itali është njohur dhe mbështetur nga sistemi i drejtësisë braziliane.

Në burg, ai ndan jetën e tij të përditshme me hakerin famëkeq Walter Delgatti, i dënuar me tetë vjet për hakimin e sistemeve të Këshillit Kombëtar të Drejtësisë. Të dy, megjithëse në qeli të ndara, kalojnë kohë së bashku në oborr dhe thuhet se kanë planifikuar tashmë të lançojnë një platformë bastesh online pas lirimit të tyre, duke kombinuar famën dhe aftësitë e tyre kompjuterike.

Robinho po punon shumë për të siguruar lirimin me kusht: ai ka përfunduar kurse elektronike, merr pjesë në një klub leximi, kujdeset për kopshtin e burgut dhe ka përfunduar 10 modulet e programit të riedukimit qytetar. Ai punon duke riparuar televizorë dhe radio, dhe për çdo 12 orë pune, ai merr një ulje prej një dite në dënimin e tij.

Vizitat nga gruaja dhe tre fëmijët e tij, veçanërisht djali i tij i madh, Robson Jr. - një talent në rritje për Santos - janë të vazhdueshme. Megjithatë, sipas burimeve pranë familjes, Robinho thuhet se po përjeton shqetësime psikologjike, aq sa po merr mbështetje nga pastori i tij në qendrën ekumenike të burgut.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll