Sport

Dinamo luan “me zjarrin” në Elbasan, por barazimi i mjaftoi për t’u kualifikuar...

Edhe pse barazoi 1-1 ndaj Atletic Escaldes dhe pse mbeti me 10 lojtarë në fushë, Dinamo feston kualifikimin në Europë pas 15 vitesh…

1 Gusht 2025, 00:37 Nga DOSJA

 

Dinamo luan “me zjarrin” në Elbasan, por barazimi i mjaftoi

ELBASAN - Dinamo është rikthyer pas 15 vitesh në Europë me një kualifikim historik në “Elbasan Arena” përballë skuadrës Atletic Escaldes nga Andorra.

Blutë e Ilir Dajës barazuan 1-1 në sfidën e kthimit dhe falë fitores në ndeshjen e parë, arritën të sigurojë kualifikimin në turin e tretë të kualifikueseve të Conference League.

Sfida nisi mjaft mirë për Dinamon, e cila kaloi në avantazh që në minutën e 18-të me anë të zakonshmit Baton Zabërgja, pas një gafe në mbrojtjen mike.

Por në fillimin e pjesës së dytë, Atletic Escaldes barazoi shifrat me anë të Berlangas. Gjërat u vështirësuan për kampionët e Kupës së Shqipërisë, pasi në minutën e 53-të ngelën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të mesfushorit Karamba.

Gjithsesi, numri i lojtarëve në fushë u barazua, pasi dhe miqtë u detyruan të luanin me 10 lojtarë 13 minutat e fundit të sfidës, pas daljes me karton të kuq të Andrade.

Të besuarit e Dajës arritën të ruanin mjaft mirë rezultatin në minutat e mbetura, duke siguruar kështu një kualifikim historik për në turin e tretë të Conference League.

Në ndeshjen e radhës, Dinamo do të përballet me skuadrën kroate Hajduk të Splitit, e cila eliminoi azerët e Zirës pas rezultateve 1-1 dhe 2-1. Ndeshja e pare do të zhcillohet pas nje jave në Split.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll