Sport

Presidenti Duka uron fituesit për rrugëtimin: “Dinamo City & Egnatia shkruajnë tjetër faqe suksesi për futbollin shqiptar në Europë!”

"Kjo është një arritje e rëndësishme për futbollin shqiptar, që rrit kredibilitetin e klubeve tona dhe forcon imazhin e kampionatit tonë. Uroj që ky rrugëtim të vazhdojë edhe më tej me suksese të tjera!"

1 Gusht 2025, 00:56 Nga DOSJA
Presidenti Duka uron fituesit për rrugëtimin: “Dinamo City &

TIRANE - Menjëherë, sapo kanë përfunduar ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Conference League, nuk ka munguar edhe urimi i presidentit të FSHF-së, Armand Duka, për skuadrat e Egnatias dhe Dinamo City, të cilat kaluan në turin e tretë të kësaj kupe Europe. Ja çfarë shkruan Duka në faqen e tij në rrjetet sociale:

“Dinamo City & Egnatia shkruajnë një tjetër faqe suksesi për futbollin shqiptar në Europë!

Urime dy klubeve tona për kualifikimin në turin e tretë të UEFA Conference League!

Dinamo City menaxhoi me qetësi një tjetër ndeshje të vështirë dhe siguroi kalimin e mëtejshëm, ndërsa Egnatia tregoi edhe një herë forcë dhe personalitet, duke fituar sërish ndaj Dinamo Minskut dhe duke bërë paraqitje mjaft të mira në këtë kompeticion.

Kjo është një arritje e rëndësishme për futbollin shqiptar, që rrit kredibilitetin e klubeve tona dhe forcon imazhin e kampionatit tonë. Uroj që ky rrugëtim të vazhdojë edhe më tej me suksese të tjera!

Ndërkohë, Vllaznia meriton gjithashtu respekt për paraqitjet e saj. E eliminuar vetëm në kohën shtesë, tregoi karakter dhe garoi me dinjitet. Koha për të reflektuar dhe për t’u përgatitur për sezonin e ri, me të njëjtin pasion dhe ambicie”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll