Sport

VIDEO/ Egnatia shkruan historinë! Fiton edhe në Rrogozhinë ndaj Dinamo Minskut dhe kalon në turin e tretë të Conferencë League...

Për herë të pare skuadra rrogozhinase ia arrin të kalojë një tur në Kupat e Europës…

1 Gusht 2025, 00:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Egnatia shkruan historinë! Fiton edhe në Rrogozhinë ndaj

RROGOZHINE - Kampionët e Shqipërisë janë në turin e tretë të Conference League. Pas pesë tentativash, për herë të parë në histori, Egnatia arrin të kaloj një turn në Kupat e Europës.

Rrogozhinasit e Edlir Tetovës, ia dolën me sukses ndaj bjellorusëve të Dinamo Minskut, duke siguruar një biletë për në raundin e tretë Conference League, falë rezultatit të përgjithshëm 3-0. 

Teksa në përballjen e pare në Minsk të Bjellorusisë, kampionët tanë rrogozhinas kishin fituar 2-0, në sfidën e sotme, Egnatia triumfoi për së dyti, duke fituar me rezultatin 1-0. Heroi i suksesit të mbrëmjes së sotme ishte Kastriot Selmani, i cili në minutën e 77-të realizoi një gol spektakolar…

Kundërshtari i radhës i Egnatias në turin e tretë të Conference League, do të jetë skuadra e njohur sllovene, Olimpija e Ljubljanës, e cila eliminoi Inter Escaldes me rezutatet 4-2 dhe 1-1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll