Aktualitet

Adela Demetja emërohet drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Arteve

Sipas vendimit, Adela Demetja është emëruar si drejtoresha e re e Galerisë Kombëtare të Arteve

31 Korrik 2025, 20:09 Nga E. D
Adela Demetja emërohet drejtoreshë e Galerisë Kombëtare
galeria kombetare e arteve

TIRANË- Këshilli i Ministrave, gjatë mbledhjes së sotme ka emëruar drejtoreshën e re të Galerisë Kombëtare të Arteve. Sipas vendimit, Adela Demetja është emëruar si drejtoresha e re e Galerisë Kombëtare të Arteve

V E N D I M 

PËR

EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË GALERISË KOMBËTARE TË ARTEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 9, të ligjit nr.10352,  datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit,  Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Adela Demetja emërohet drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

këshilli i ministrave

Sondazh

Poll