Bota

Sot takimi trepalësh Turqi-Itali-Libi në Stamboll, ja temat kryesore që do të trajtohen

Në muajt e fundit, Ankaraja ka rivendosur marrëdhëniet e saj me Libinë Lindore, ndërsa kërkon të konsolidojë ndikimin e saj në vend edhe pasi të zgjidhet problemi politik

1 Gusht 2025, 07:36 Nga N.F
Sot takimi trepalësh Turqi-Itali-Libi në Stamboll, ja temat kryesore
Foto

TURQI- Samiti Turqi-Itali-Libi do të zhvillohet sot në Stamboll ku pritet të marrin pjesë në takime presidenti Recep Erdogan, kryeministrja Giorgia Meloni dhe kryeministri i Tripolit, Abdulhamid Dbeibeh. Samit i cili do të zhvillohet në një moment kritik për zhvillimet politike në Libi, ndërsa Turqia tani ka bërë hapa seriozë drejt Libisë Lindore, me qëllim ruajtjen e ndikimit të saj në vendin e Afrikës së Veriut.

Takimi i Samitit u njoftua nga qeveria e Tripolit dhe, sipas informacioneve, axhenda përfshin procesin politik për rivendosjen e normalitetit në Libi, si dhe çështjen e emigracionit. Në muajt e fundit, Ankaraja ka rivendosur marrëdhëniet e saj me Libinë Lindore, ndërsa kërkon të konsolidojë ndikimin e saj në vend edhe pasi të zgjidhet problemi politik. Në të njëjtën kohë, duke ofruar ndihmë për të dyja palët, ajo po përpiqet të mbajë një marrëdhënie varësie midis qeverisë së Dbeibës dhe palës së Haftarit.

Në fakt, një nga qëllimet e Ankarasë është të ushtrojë presion mbi Libinë Lindore në mënyrë që të arrijë ratifikimin e Memorandumit Turqi-Libian  nga Parlamenti, pasi diskutimi i tij mbetet pezull, megjithëse është paraqitur tashmë për shqyrtim.

Presidenti turk pritet të kërkojë të shfaqet si një "ndërmjetës" midis Libisë Lindore dhe Perëndimore, pasi përpjekjet e të dërguarit të OKB-së për Libinë po kulmojnë në gjetjen e një terreni të përbashkët që do të lejojë që procesi politik të nisë me zgjedhje, me qëllim rivendosjen e normalitetit në vend.

turqi itali libi

Sondazh

Poll