Bota

Shtëpia e Bardhë: Trump ushtron presion mbi 17 kompani farmaceutike që të ulin çmimet e barnave në vend

Presidenti po u kërkon kompanive farmaceutike të ulin çmimet e barnave me recetë, të garantojnë se do t'i mbajnë të ulëta çmimet e formulimeve të reja dhe t'ua kthejnë të ardhurat e tepërta nga jashtë pacientëve dhe taksapaguesve amerikanë,

31 Korrik 2025, 21:40 Nga E. D
Shtëpia e Bardhë: Trump ushtron presion mbi 17 kompani farmaceutike
Donald Trump

SHBA- Shtëpia e Bardhë tha të hënën se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka dërguar letra drejtuesve ekzekutivë të 17 kompanive të mëdha farmaceutike, duke i nxitur ata të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ulur koston e barnave me recetë për amerikanët.

Letrat iu dërguan drejtuesve të lartë të Eli Lilly, Sanofi, Regeneron, Merck & Co, Johnson & Johnson dhe AstraZeneca. Gjithashtu letrat u publikuan edhe në llogarinë e Trump në Truth Social.

Presidenti po u kërkon kompanive farmaceutike të ulin çmimet e barnave me recetë, të garantojnë se do t'i mbajnë të ulëta çmimet e formulimeve të reja dhe t'ua kthejnë të ardhurat e tepërta nga jashtë pacientëve dhe taksapaguesve amerikanë. Donald Trump u ka dhënë kompanive farmaceutike një afat deri më 29 shtator.

"Sipas të dhënave të fundit, çmimet që amerikanët paguajnë për ilaçet e markës janë më shumë se trefishi i atyre në vendet e tjera të zhvilluara", tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt. Ajo shtoi se qeveria amerikane do të përdorë çdo mjet në dispozicion për t'i dhënë fund "praktikave abuzive" në çmimet e barnave.

 

donald trump

Sondazh

Poll