Sport

Unë, ajo dhe 'ai'!... Braziliani Endrick merr një trajner fitnesi në muajin e mjaltit

Ylli brazilian i Real Madridit synon të rikuperohet nga dëmtimi deri në shtator

31 Korrik 2025, 19:24 Nga DOSJA
Unë, ajo dhe 'ai'!... Braziliani Endrick merr një trajner

SPANJE - Braziliani Endrick, një yll i Real Madridit, e ka festuar dashurinë e tij me Gabriely Mirandën në shtator 2024. Por më 18 korrik, ai e bëri përsëri, në një ceremoni intime, të mbajtur në Madrid, me 100 të ftuar të pranishëm.

Çifti i dashuruar shkoi në një muaj mjalti të merituar, të kompletuar me një element shtesë - një trajner fitnesi. Nuk ndodh, që çdo ditë të ndodhë diçka e tillë dhe për këtë arsye shtypi spanjol është i emocionuar me këtë vendim të yllit 19-vjeçar, i cili duket vërtet i përqendruar për t'u rikthyer në formën e tij më të mirë.

Lojtari u dëmtua para Kupës së Botës për Klube dhe tani është i përqendruar në rikuperimin sa më të mirë të mundet, gati për t'u vendosur nën komandën e Xabi Alonsos në fund të shtatorit.

Për ta arritur këtë, ai nuk pati problem të rekrutonte një trajner fitnesi për ta shoqëruar gjatë kësaj periudhe kur romanca duhet të jetë fokusi i tij i vetëm.

Duhet të mbahet mend se pasi disa thashetheme vunë në dukje mundësinë e huazimit të lojtarit, ai vetë siguroi se as nuk dëshiron ta marrë në konsideratë këtë mundësi, duke qenë i përqendruar të bëjë pjesën e tij dhe t'i tregojë trajnerit të ri të Real Madridit se e meriton një vend në skuadër.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll