Politike

"Kushtetuta dhe ligji mund të ofrojnë një kornizë", ambasadori Hargreaves: Ngërçi politik në Kosovë mund të zgjidhet përmes kompromisit politik ndërmjet partive!

Ai theksoi se në një situatë të tillë Kosova ka nevojë urgjente për një qeveri dhe parlament të konstituar.

31 Korrik 2025, 10:58 Nga N.F
"Kushtetuta dhe ligji mund të ofrojnë një
Jonathan Hargreaves

KOSOVË- Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shprehur sërish shqetësimin për situatën politike në Kosovë. Hergreaves e ka cilësuar situatën shumë serioze teksa theksoi se kriza është më e thellë sesa thjesht një çështje ligjore apo kushtetuese. Në një intervistë të publikuar të mërkurën me Radio Gorazdevac, Hargreaves tha se kjo situatë duhet të zgjidhet përmes kompromisit mes partive për të gjetur rrugën përpara.

“Sipas mendimit tim, ende jemi në një fazë ku pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, në fund të fundit, kjo është një çështje që duhet të zgjidhet përmes kompromisit politik ndërmjet partive. Kjo është në thelb zemra e problemit. Kushtetuta dhe ligjet përbëjnë kuadrin, por është detyrë e partive që të bien dakord për rrugën përpara,” u shpreh Hargreaves.

Ai theksoi se në një situatë të tillë Kosova ka nevojë urgjente për një qeveri dhe parlament të konstituar. Ambasadori ka shtuar se shpreson se Gjykata Kushtetuese ta zgjidhë këtë situatë teksa shtoi se kjo mund të zgjidhet vetëm me kompromisin mes partive.

“Por në fund të fundit, kjo duhet të zgjidhet politikisht – me anë të kompromisit midis partive politike. Kushtetuta dhe ligji mund të ofrojnë një kornizë, por u takon palëve të bien dakord se si të vazhdojnë”, shtoi ai.

 

jonathan hargreaves kosova ngerci politik

Sondazh

Poll