Politike

Programi MCC për Kosovën/ Kurti: SHBA na mbështet, jemi thellësisht mirënjohës

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti thekson se vazhdimi i Programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për Kosovën nga administrata e Presidentit Donald Trump është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

30 Korrik 2025, 22:59 Nga E. D
Programi MCC për Kosovën/ Kurti: SHBA na mbështet, jemi
foto ilustruese

KOSOVË- Pas Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me vazhdimin e programit të MCC për Kosovën, nga SHBA. Me anë të një postimi në Facebook, Kurti thekson se vazhdimi i Programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për Kosovën nga administrata e Presidentit Donald Trump është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

“Vazhdimi i Programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për Kosovën nga administrata e Presidentit Donald Trump është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin tonë. Edhe më shumë të lumtur dhe krenarë na bën fakti që Republika jonë është një ndër shtetet e pakta për të cilat financimi i programeve të MCC-së do të vazhdojë. Jemi thellësisht e përherë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe angazhohemi çdo ditë për partneritet të fortë e të besueshëm”, shkruan Kurti në Facebook.

albin kurti

Sondazh

Poll