Aktualitet

I dënuar me mbi 4 vite burg për drogë, arrestohet 43-vjeçari i shpallur në kërkim në Krujë

Sipas policisë 43-vjeçari në vitin 2023 është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 4 vite e 8 muaj burg. 

31 Korrik 2025, 11:40 Nga N.F
I dënuar me mbi 4 vite burg për drogë, arrestohet
Foto

KRUJË- Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga nga policia në Krujë. I arrestuari rezulton i dënuar për drogë. Sipas policisë 43-vjeçari në vitin 2023 është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 4 vite e 8 muaj burg. 

Dënimi është dhënë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.  Ai është identifikuar me inicialet L.K. 

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, me objektiv lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit “Inside”, kapën shtetasin L. K., 43 vjeç.

Gjykata e Tiranës, me vendimin e datës 09.02.2023, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

trafik droge arrestohet 43-vjecari ne kruje

Sondazh

Poll