Aktualitet

Zjarret masive/ Vijon aksioni për pastrimin e territorit, groposen bagëtitë e djegura në Delvinë (FOTO)

Grupi i përbashkët i përbërë nga punonjës të Drejtorisë së Shëndetit Publik dhe specialistë të Veterinarisë pranë Bashkisë së Delvinës, ka vijuar sot punën në fshatin Kopaçez, Njësia Administrative Vergo, një nga zonat më të prekura deri tani.

30 Korrik 2025, 22:41 Nga E. D
Zjarret masive/ Vijon aksioni për pastrimin e territorit, groposen
pamje nga vendngjarja

DELVINË- Aksioni për pastrimin e territorit nga bagëtitë e djegura si pasojë e zjarreve po vijon edhe ditën e sotme në zonën e delvinës. Bëhet me dije se grupi i përbashkët i përbërë nga punonjës të Drejtorisë së Shëndetit Publik dhe specialistë të Veterinarisë pranë Bashkisë së Delvinës, ka vijuar sot punën në fshatin Kopaçez, Njësia Administrative Vergo, një nga zonat më të prekura deri tani.

Deri më tani në këtë fshat janë evidentuar 16 krerë bagëti të djegura, konkretisht 9 dhi dhe 7 dele, të cilat janë gjetur nëpër baçet dhe zonat ku ka kaluar zjarri. Dyshohet se mund të ketë raste të tjera edhe në zonat malore përreth fshatit, ku flakët kanë përshkuar territorin në ditët e kaluara.

delvine

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Korrik 2025, 18:12

Tirana është e ardhmja e Milanos

foto ilustruese TIRANË- “Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë se e gjithë pjesa tjetër e Evropës”, t...