Sport

Historike! Shkëndija e Tetovës u ve ‘flakën’ Bukureshtit, mund Steauan dhe kalon në turin e tretë të Champions League...

Në turin e tretë të Champions League, Shkëndija e Tetovës do të përballet me azerët e Qarabakut

31 Korrik 2025, 07:30 Nga DOSJA

Historike! Shkëndija e Tetovës u ve ‘flakën’

RUMANI - Shkëndija e Tetovës ka fituar 2-1 në transfertë, duke mundur skuadrën e njohur rumune Steaua të Bukureshtit. Një rezultat ky historik që u siguron tetovarëve turin e tretë të Champions League. 

Shkëndija e kishte fituar ndeshjen e parë me rezultatin 1-0. Kështu shkon në turin e tretë pasi është kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 3-1.

Golin e parë e shënoi skuadra rumune, por ekipi tetovar vetëm u motivua për të dhënë më shumë. Kështu barazimi erdhi që në pjesën e parë me Liridon Latifin në minutën e 33-të.

Goli i fitores së madhe në Bukuresht u shënua nga Krstevski, kur regjistrohej minuta e 87-të, i cili fiksoi fitoren 2-1 dhe kalimin në turin e tretë të Champions League.

Më pas erdhi e gjithë festa e merituar për skuadrën e Jeton Beqirit, që kthehet në Tetovë me kualifikimin historik.

Pengesa e radhës për Shkëndijën në turin e tretë është një emër i njohur, kuqezinjtë të Tetovës do të jenë përballë Qarabakut. Skuadra e njohur azere, e ka nisur pjesëmarrjen në Champions në turin e dytë, duke eliminuar Shelbournin e Irlandës, pasi i fitoi të dyja ndeshjet, 3-0 dhe 1-0.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 30 Korrik 2025, 20:00

Nagelsmann paralajmëron Ter Stegenin...

SPANJE - Saga e Ter Stegen nuk ka mbaruar. Tani, trajneri i kombëtares gjermane ka folur për portierin, me Kupën e Botës&nb...