Sport

Stadiumi i Vorës drejt transformimit, në Superiore me tribunë qendrore të re...

Punimet në stadiumin e qytetit të Vorës po vijojnë me ritme të larta.

30 Korrik 2025, 16:30 Nga DOSJA

Stadiumi i Vorës drejt transformimit, në Superiore me tribunë

VORE - Vora do ta nisë sezonin e ri në Superiore, me tribuna të transformuara, të cilat do të plotësojnë të gjitha kërkesat dhe kushtet bashkëkohore.

Ndërhyrjet parashikojnë rikonstruksionin e dhomave të zhveshjes për lojtarët, ambientet për stafet teknike, si edhe hapësira të tjera funksionale, të domosdoshme për garantimin e standardeve bashkëkohore të funksionimit të impiantit.

Aktualisht janë hedhur themelet e strukturës, ndërsa në ditët në vijim pritet të nisë faza e betonimit të plintave.

Ky është një investim i përbashkët mes Federatës së Futbollit dhe Bashkisë Vorë, që synon të transformojë plotësisht infrastrukturën e stadiumit dhe t’i japë një pamje të re dhe moderne në prag të edicionit të ri futbollistik.

Stadiumi i Vorës drejt transformimit, në Superiore me tribunë

Stadiumi i Vorës drejt transformimit, në Superiore me tribunë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll