Sport

Ish-sulmuesi i Kombëtares kuqezi Armando Sadiku rikthehet në Zvicër...

Pasi është larguar nga futbolli indian, sulmuesi Sadiku kthehet në Zvicër dhe firmos për Bellizonën

30 Korrik 2025, 18:30 Nga DOSJA
Ish-sulmuesi i Kombëtares kuqezi Armando Sadiku rikthehet në

ZVICER - Armando Sadiku ka zgjedhur skuadrën e re. Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të vazhdojë karrierën në Zvicër, te skuadra e Bellinzona, e cila militon në kategorinë e dytë.

Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe Sadiku rikthehet në kampionatin helvet, aty ku në të kaluarën ka luajtur me ekipe si Locarno, Lugano, Zurich dhe Vaduz.

Ish-lojtari i kombëtares shqiptare ka luajtur 95 ndeshje në Challenge League, duke shënuar 58 gola. Në dy sezonet e fundit, 34-vjeçari luajti në Indi, fillimisht te Mohun Bagan dhe së fundmi te Goa.

Kohët e fundit u përfol për një rikthim të mundshëm të Sadikut në Shqipëri, me Elbasanin që përflitej si klubi i interesuar, por një lëvizje e tillë nuk është realizuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll